Elon Musk është biznesmeni dhe njeriu më i pasur në të gjithë botën, por kjo nuk e ka ndaluar që i ftuar në një emision të deklarojë se vuan nga një sëmundje e cila prek sistemin nervor.
‘Është nder për mua që debutoj në Saturday Night Live, dua ta pranoj këtë. Gjithmonë kam pasur shumë ndryshime intonative teksa flas, gjë që më është thënë se e bën një komedi të shkëlqyer. Në fakt sonte po bëj historinë pasi jam i personi i parë me Asperger që debuton në SNL. Ose të paktën jam i pari që e pranoj’.
Sindromi i Asperger është një ndër çrregullimet neuro-zhvillimore i cili ka efekt mbi sjelljen e një individi, komunikimin dhe ndërveprimin shoqëror. Asperger është pjesë e çregullimeve zhvillimore të spektrit të autizmit. Individët me sindromën Asperger zakonisht kanë inteligjencë normale mbi mesataren, por gjithashtu kanë vështirësi në ndërveprimet shoqërore dhe shpesh kanë interesa në tema të veçanta.
Shkaqet e sindromës së Aspergerit nuk janë identifikuar, ndonëse besohet se ndikon një komponent i trashëguar (gjenetik). Disa shkaqe të tjera mund të lidhen me ekspozimet toksike, teratogjenët, problemet me shtatzëninë ose lindjen dhe infeksionet prenatale. Këto ndikime mjedisore mund të veprojnë së bashku për të modifikuar ose potencialisht të rrisin ashpërsinë e defektit gjenetik themelor.