fbpx

”Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, organizatat e shoqërisë civile me aksion para Kuvendit

nga Revista Kosovarja

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar sot një performancë simbolike përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së RE.

Të pajisur me pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë” dhe “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre.

Protesta u zhvillua në prag të vazhdimit të seancës së 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]