fbpx

Kur vallëzonte Zizi , shkrihej Lepa Brena

nga Revista Kosovarja

As ish boksieri i mirënjohur Mehmet Bogujevci nuk e ka pasur rastin e artë si e ka pasur Aziz Salihu, që në vitet e 80-ta, të vallëzojë me këngëtaren me popullore në ish Jugosllavi, Lepa Brenën, emri i saj i vërtetë Fahreta Jahiq.

Lepa Brena deshëm apo nuk deshëm, atëkohë ka qenë një bukuroshe përrallore dhe fatin e kishte “Zizi” që të kishte edhe afër në një manifestim në ish Jugosllavë, ai manifestim ishte vetëm për emrat e mëdhenj.

Aziz Salihu gëzonte reputacion të jashtëzakonshëm në mesin e 22 milionë banorëve të asaj kohe, në ish Jugosllavi, kishte fituar medaljen e bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Abxelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Secili njeri e lakmonte Salihun dhe e donte edhe një foto kujtimi me të.

Salihu në mes dhe Lepa Brena

Vetëm emrat e mëdhenj siç ishte Salihu e kishte rastin që në një manifestim të ishin aty, ku këndonte Lepa Brena dhe madje siç thonë disa, kur “Zizi” e luante vallen për merak, dinte ta dridhte edhe trupin sipas muzikës, sidomos jehonte zëri i Lepa Brenës.

Sipas burimeve, kur vallëzonte “Zizi” shkrihej Lepa Brena.
Salihu është Sportist i Shekullit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]