fbpx

Kur vjen vera, fillojnë ankesat e Sarës për Ledrin

nga Revista Kosovarja

Para pak ditësh Ledri Vula paralajmëroi fansat e tij se këtë vit do të sillte shumë hite. Reperi publikoi në Instagram një foto të tij dhe përkrah saj shkroi:

“Kena mu gjujt me hite sivjet. Po t’kallxoj!”.

Ledri e mban gjithmonë fjalën dhe zbuloi se së shpejti do të publikojë një këngë të re. Ai ka ndarë në Instagram një video të tij, në të cilën shfaqet duke kënduar e kërcyer me këngën ere. Ky projekt duket se do të jetë mjaft ritmik e me siguri do të jetë hiti i kësaj vere.

“Vjen së shpejti: Don Mo”, ka shkruar Ledri përkrah videos.

https://www.instagram.com/p/COpnc8pBcr6/

Mirëpo, teksa Ledri përgatitet për hitet verore, partnerja e tij Sara ka një problem të cilin e ka treguar për ndjekësit në rrjete sociale.

Pasi ka ripostuar videon e reperit në InstaStory, ajo na ka treguar se Ledri “llastohet” gjatë muajve të verës.

“Erdhi vera dhe hajde duro Ledrin që llastohet”- shkruan ajo, duke treguar hapur ‘ankesat’ e saj për partnerin.

Epo, i ka “vipllëku” i babi Ledrit ndonjëherë këto. Ndryshe, kush do të na sillte hite ne?

Para pak javësh u përfol se Ledri dhe Morena mund të vijnë në një bashkëpunim me njëri-tjetrin. Shkak për dyshim u bë një koment, që reperi la në një foto të Morenës. Këngëtarja publikoi në Instagram, një foto nga Dubai dhe krahas saj shkroi:

‘Kush e di?!!’

Menjëherë të gjithë vunë re komentin e Ledrit, i cili ju përgjigj pyetjes së Morenës: “Unë e di”.

Tashmë do të na duhet të presim publikimin e këngës dhe të mësojmë nëse bëhet fjalë apo jo për një bashkëpunim mes dy këngëtarëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]