fbpx

Çmimet e kurbaneve shkojnë deri në 360 euro – Interes i lartë për festën

nga Revista Kosovarja

Kurban Bajrami sjell me vete edhe obligime, kryesisht për ata që materialisht qëndrojnë mirë. Ata që blejnë kafshë për therje, sipas traditës, duhet ta ndajnë në tri pjesë: një për të varfrit, një për fqinjët dhe një për vete.
Ndërkaq, çmimet e kurbaneve sivjet shkonin deri në 360 euro.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet nga prerja e kurbanit, shkruan RTK.

Shaqir Hajrizi, nga Korrotica e Drenasit, i cili ka vite që merret me shitjen e kurbaneve për festën e Kurban Bajramit, tregon se sa ka pasur interesim këtë vit për blerjen e tyre nga qytetarët, derisa flet edhe për çmimet.

“Çmimi është sjellë prej 200 deri në 360 eurove. Kam shitur prej 200 eurove më të voglin, e 360 kam shitur të madhin”, tha Hajrizi.

Për veçoritë e therjes së kurbanit tregoi imami i xhamisë së Kishnarekës, Eset Bajraktari.

“Kurbanin, normalisht, që duhet të shpërndahet. Kurbani shpërndahet në tri pjesë. Një pjesë është për të varfrit, ata që kanë nevojë. Një pjesë është për fqinjët dhe një pjesë të ndalët për familje. Kur kryhen këto punë, plotësohet kushtet e kurbanit”, tha Bajraktari, imam.

Ai tha se kjo nënkupton solidarizimin me të tjerët, e sidomos me njerëzit në nevojë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]