Një çift nga shteti Indiana e kurorëzuan dashurinë e tyre mes sëmundjes dhe shëndetit.
Chuck Johnson, u diagnostikua me kancer në fyt tetë vite më parë, derisa kohët e fundit i filloi zhvillimi i infeksioneve të rënda të mushkërive, shkruan “Kosovarja”.
Gjendja shëndetësore bëri që ai të kalonte më shumë kohë në spital, planet e Chuck për t’u martuar me të fejuarën e tij, Jillana Johnson, mbetën në pritje.
Për shkak të shtrimeve të tij të shpeshta, Jillana tha se ajo dhe Chuck nuk ishin në gjendje të martoheshin siç ishte planifikuar.
Por, kjo ndryshoi kohët e fundit kur Chuck u njoftua se mjekët do ta vendosnin në një ventilator.
Nga frika e madhe, Chuck vendosi të martohej me Jillana nga shtrati i tij në spitalin Memorial të Shëndetit të Universitetit të Indiana.
“Në rast se shkoj në ventilator dhe nuk shkoj larg, dua të sigurohem që të martohemi”, deklaroi burri. Ai vazhdoi tutje mendimin se cila do të ishte gjëja më e dashur që ai mund të kishte bërë ndonjëherë. “Unë i thashë asaj një nga këto ditë që po shkoj në spital dhe nuk po kthehem në shtëpi nuk do doja që kjo të ndodhte kësaj radhe pa u martuar”.
Mes ndërlikimeve të tij të vazhdueshme shëndetësore, Chuck doli me idenë për t’u martuar me Jillana në një ceremoni spitali.
“Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe ka qenë gjithmonë afër shumë njerëzve në jetën e tij”. “Ai nuk e meriton atë që kalon por po e kalon atë, kështu që ne do ta kalojmë”, përfundoi Jillana.
Mjekët përgjegjës deklaruan se gjendja e pacientit nuk është dhe shumë e mirë, por po dhëjnë gjithë kujdesin e duhur për t’u quar pacienti në këmbë.