fbpx

Kurrë nuk është vonë, Vig Popa diplomon në moshën 40-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Vig Poppa prej kohësh është zhvendosur në Suedi, ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Ata kanë ndërtuar një jetë të re nga e para, duke e kthyer këtë kapitull në një rrugëtim të qetë familjar.

Integrimin në Suedi e ka pasur me plot suksese, kjo falë punës së tij.

Ai u pranua në universitet në vitin 2022 dhe tani ka mbaruar ciklin e plotë të studimeve duke u diplomuar.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga ceremonia.

Reperi ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar në moshën 40 vjeçare, duke dhënë një shembull frymëzues për të gjithë ata që nuk ndalen së ndjekuri ëndrrat – pa marrë parasysh moshën apo vendndodhjen.

Urime të përzemërta për këtë arritje të madhe!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]