fbpx

Kurti: Çmimet e fryera të ç’fryhen menjëherë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë sot për një vizitë në një fabrike të përpunimit të vajit në qytetin e Gjilanit. Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se rritja e çmimeve që ka ndodhur është artificiale dhe ka theksuar se kërkesa aktualisht është në shpërputhje me konsumin.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se s’ka nevojë për panik, duke qenë se nga fabrika në Gjilan janë njoftuar se kanë në rezerva edhe 300 mijë litra vaj të papërpunuar e i cili në momentin që përpunohet e prodhohet do të mund ta furnizojë Kosovën edhe për një muaj.

“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë”, tha ai.

“Kjo është rafineria e vetme që e kemi në vend. Në këtë rast u njoftuam që në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth një muaj, për konsumin që ekziston në Kosove”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë ka thënë e do të interesohen që të gjejnë shtete prej ku do të importojnë lëndën e parë dhe më pas ta sjellin në Kosovë për ta përpunuar më pas e hedhur në treg.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit prej 3.49 euro për një litër është artificial dhe i paarsyeshëm. Ai tha se çmimi identik i vajit në dyqanet anembanë Kosovës nuk është i rastësishëm.

“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai.

Më tutje, kryeministri tha se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

“Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç ‘fryhen”, tha ai.

“Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]