fbpx

Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë është artificial dhe më i larti në botë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me ngritjen e jashtëzakonshme të çmimit të vajit ushqimor.

Kurti tha se çmimi prej 3.49 cent në litër është artificial dhe i paarsyeshëm.

Kurti tha se çmimi identik i vajit në marketet anembanë Kosovës nuk është i rastësishëm.

“Po të ishte çmimi 3.49 do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ai poashtu tha se nuk ka asnjë arsye për rritje të tillë të çmimit tek vaji ushqimor.

“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë”, tha ai.

Më tutje, Kurti theksoi se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

“Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç ‘fryhen.Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]