fbpx

Kurti drekon me rrethin e ngushtë të partisë, Dejona Mihali shihet afër tij

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka drekuar sot me rrethin e ngushtë të partisë që udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje.

Afër tij, është parë e ulur anëtarja e Kryesisë së VV-së, Dejona Mihali, e cila së fundi po konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje.

Fotografinë ku shihet edhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministrja Albulena Haxhiu e Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka publikuar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi.

“Dejona tha: “Nuk mund t’iu lë vetëm dhe nuk mund të ulem diku tjetër”, ka shkruar Rrustemi sipër fotografisë.

Ndryshe, deputeti Haki Abazi, para se të largohej nga GP i VV-së kishte pretenduar se Mihali e kontrollon grupin parlamentar dhe vendimmarrjen aty.

https://www.facebook.com/adnanrrustemi15/posts/761831809275231?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]