fbpx

Kurti duhet ta shfrytëzojë fuqinë e Bajdenit në raport me Serbinë

nga Revista Kosovarja

Albin Kurti, gradualisht, do ta zbresë në prioritet parësor dialogun me Serbinë, shkruan “Kosovarja”.

Renditja e dialogut kah fundi, siç thoshte Albin Kurti ditë më parë, do të vjen në fillim, sepse Kosova nuk ka prioritet më të madh sesa të zgjidhë kontestin politik me Serbinë.

Kurti është në përparësi të dukshme nga pararendësit e tij, sepse me ardhjen e presidentit Bajden në krye të SHBA-ve, ka hapësirë shumë më të madhe mbështetjeje.

Sepse, presidenti Bajden është i lidhur me Republikën e Kosovës dhe përkrahës i madh i shqiptarëve.

Ai veç i ka adresuar letër dhe ia ka bërë me dije Vuçiçit që ta njohë shtetin e Kosovës.

Andaj, Kurti është në pozicion shumë të favorshëm për dialog me Beogradin. Por, duhet ta shkurtojë dialogun, duke qenë eksplicit për njohje dhe duke mos krijuar hapësirë të re për tema të ndryshme.

Dhe, secili politikan i aftë, do e shfrytëzonte mandatin e presidentit aktual amerikan, që Kosova ta përmbyllë njohjen me Serbinë, pa korrigjime e ndarje të mundshme.

Sidoqoftë, Kurtit i bie hise edhe problemi i Asociacionit me shumicë serbe në Kosovë, që do të jetë një situatë e rëndë, meqë ai është nënshkruar në Bruksel në vitin 2013.

Po ashtu, edhe Brukseli po kërkon me ngulm që Kosova ta themelojë Asociacionin, sipas zotimeve të bëra në Bruksel.

Prandaj, Kurti ka para vetes detyra jetike për shtetin e Kosovës, për të cilat duhet të ketë ekip dhe njohës të proceseve ndërkombëtare dhe integruese. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]