Në Maqedoninë e Veriut nga data 1 mars ka nisur regjistrimi i popullsisë.
Legjislacioni maqedonas, të drejtën për t’u regjistruar e ka dhënë të gjithë personave që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit. Për personat që jetojnë jashtë vendit, mundësia për regjistrim online është e hapur deri më 21 prill, ora 24.00.
Filantropi dhe biznesmeni i njohur, Lazim Destani, iu ka bërë një thirrje publike të gjithë mërgimtarëve të diasporës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, që të regjistrohen sa më parë, duke folur edhe si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare.
Të njejtën thirrje po e bënë edhe kreu i “Vetvendosjes”, Albin Kurti, duke thënë: ”Çdo individ është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Çdo individ duhet të regjistrohet. Në këto afate përcaktohet pesha e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Le ta nxisim në çdo familje regjistrimin”.
Ndiqni videon më poshtë: