fbpx

Kurti e fton në Prishtinë opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, iu prinë Taravari

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka arritur pasditen e sotme në Prishtinë. Ai ka treguar se në Kosovë po qëndrojne me ftesën e kryeministrit Albin Kurti.

Taravari ka arritur në Prishtinë bashkë me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.

“Nuk e di. Kisha ftesë dhe normalisht që i përgjigjem ftesës së kryeministrit”, ka deklaruar Taravari.

I pyetur nëse pritet të flasin për zgjedhjet e 8 majit, Taravari ka deklaruar se “beson që po”./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]