fbpx

Kurti e Konjufca vizitojnë Rexhep Qosjen në ditëlindjen e tij të 86

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca kanë vizituar akademikun, Rexhep Qosja, me rastin e ditëlindjes së tij të 86.

Kurti në “Instagram” ka shkruar se Qosjes i kanë uruar shëndetë, gëzime e mbarësi.

“Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi. Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”, ka shkruar Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]