fbpx

Kurti : Ende pa u bërë një vit, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për pozicionin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se do të punojnë edhe më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni, transmeton Klankosova.tv.

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104, në pozitën 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar kryeministri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]