fbpx

Kurti është i pajisur me vizë amerikane, së shpejti udhëton për në SHBA

nga Revista Kosovarja

Nga Qeveria e Kosovës kanë mohuar se kryeministrit Albin Kurtit i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Indeksonline tha se Kurti është i pajisur me vizë amerikane.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane”.

Tutje, Kryeziu shtoi se Kurti së shpejti do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]