fbpx

Kurti flet dhe shpërndan një artikull të ‘’The Times’’, ku krerët e UÇK-së quhen heronjë kombëtar

nga Revista Kosovarja

Mediumi britanik The Times, ka bërë një artikull për Gjykatën Speciale dhe për ish-liderët e UÇK-së që po akuzohen nga kjo gjykatë.

Mediumi The Times, i cili i quan heronj Thaçin, Selimin, Selimin dhe Krasniqin, nisë artikullin me, “Në një shtet të vogël ku Tony Blair dhe Bill Clinton janë idhull, një histori suksesi i NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë”.

Kurti këtë shkrim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, ku thotë se kishte kënaqësi të fliste me Matthew Campbell për artikullin e The Times.

Po ashtu ky medium e citon edhe kryeministrin Albin Kurti, kur ka folur edhe për kontributin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në kohën kur Kosova ishte në luftë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]