fbpx

Kurti flet për Vitinë, cili do të jetë pozicioni i tij

nga Revista Kosovarja

Pas humbjes së Arben Vitisë në përpjekjen e tij për tu bërë kryetar i Prishtinës, kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk është e nevojshme të vendoset shpejt se cili do të jetë pozicioni dhe angazhimi i ri i tij.

Kurti tha se Vitia vazhdon të jetë kryetar i qendrës së LVV-së në Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë së partisë.

“Së pari, Dr. Arben Vitia është kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është anëtar i Kryesisë. Ai ka qenë person tejet i njohur edhe në opinionin publik edhe para se të jetë ministër i Shëndetësisë, e posaçërisht në këto dy vitet e fundit.

Se cilat do të jenë angazhimet e tij në të ardhmen, unë nuk mendoj se ka ndonjëfarë nxitimi që të vendosim tani. Kjo natyrisht bëhet varësisht prej planeve që i ka edhe vetë Z. Vitia”, tha Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]