fbpx

Kurti i edukon kolegët: Mos komentoni gjithçka, unë do të flas veç për interesa të shtetit

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar ministrave dhe anëtarëve të partisë që ta ndjekin shembullin e tij që të flasin rrallë për mediat.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se kështu ata do të tregonin “korrektësi e vërtetësi”.

“Jemi dëshmitarë se ka investim në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të opinionit publik. Ka njerëz e ndonjë kanal medial që interesin kryesor e kanë ta besojnë lajmin me orgjinë nga Beogradi sesa nga Prishtina, pavarësisht se ne po përpiqemi që vazhdimisht të japim shembuj për korrektësi e vërtetësi, ndërsa nga Beogradi prej dekadash vijnë sensacionalizma dhe lajme të rreme. I bëjnë jehonë se çka thënë filani e fisteku, pastaj më thonë mua e ministrave të mi pse nuk po e komenton çka tha ai, pse nuk po flet, çka po fshehni”, tha Kurti.

Kryeministri tha se çdo komunikim i tij tash e tutje, “do të jetë vetëm në kuadër të interesit të shtetit”.

“Madje i këshilloj të gjithë vartësit e mi ta ndjekin të njëjtin parim. Duhet ta ulim pak këtë zhurmën e spektaklit dhe të komentimit për komentimet pa mbarim për gjithçka”, tha Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]