fbpx

Kurti i gëzohet votimit pozitiv në Asamble: Ditë e madhe për Kosovën, një hap me afër anëtarësimit të plotë

nga Revista Kosovarja

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës,

Pas kësaj ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

“Një ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës”.

“Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]