fbpx

Kurti: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Prokurorinë me çka mundemi për zbardhjen e rastit Dehari

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve te varri i Astrit Deharit, ka folur për media për hetimin rreth vdekjes së tij.

Kurti ka thënë se deri më tani katër prokurorë të cilët kanë qenë duke u marrë me rastin janë pensionuar dhe se tashmë hetimet po i vazhdon një prokuror i pestë.

Ai shtoi se si Lëvizje Vetëvendosje dhe si Qeveri janë të gatshëm ta ndihmojnë Prokurorinë me çka munden për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

“Jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, të ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë, Prokurorinë e shtetit, për të sjell drejtësi për Astrit Deharin e familjen e tij”, ka thënë Kurti.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]