fbpx

Kurti: Ka njerëz që janë bërë të këqij se ishin në vend të gabuar

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar së fundi në Gjakovë. Kurti ka thënë se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit.

Kurti bashkë me Mimoza Kusari-Lilën, Agon Batushën e të tjerë kanë vizituar Teqen e Madhe Balkanike të këtij qyteti.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet e tjera me një të kaluar të ngjashme.

“Në takimin e djeshëm, me Shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit”, tha ndër të tjerash Kurti.

Kurti poashtu deklaroi se ka njerëz që janë bërë të këqij se ishin në vend të gabuar.

“Këtë emigrimin e llojit më të ri duhet me ndalë. Ka njerëz të mirë që janë bërë të këqij se kanë qenë në vend të gabuar. Lideri e qet dikë në një pozitë që s’është kompetente, mu me bo me më qu në sallë operacioni si kirurg, atëherë me të drejtë me shajnë. S’jom për atë punë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]