Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur presidentit Thaçi, në letrat e këtij të fundit për çështjen e mandatarit të ri.
Në letrën e Kurtit thuhet se ai nuk do të refuzojë t’i përgjigjet atij për mandatarin, por thotë se presidenti dhe disa parti nuk po e ndjekin rrugën Kushtetuese.Letra e plotë e Kurtit për Thaçin:
I nderuar President,
Jo, nuk hezitojme t’ju pergjigjemi.
Jo, nuk e refuzojme kerkesen tuaj.Por jam i detyruar te perseris ate qe kam pyetur ne letren time te fundit, e per te cilen nuk kam marre pergjigje. Shprehimisht kam thene: E kam te qarte qe situata aktuale nuk lejon mbajtjen e
zgjedhjeve, dhe kjo eshtii dirka qe· ne nuk po kerkojme te” behet tani, par sapo te krijohen kushtet pas kalimit
te·pandemise·. Mirepo ajo qe· nuk e kam te qarte eshte standardi i dyfishte qe Ju dhe partite politike po tentoni
ta impononi ne rruge jokushtetuese, pas ketij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon ne aspekt formal dhe material nga praktikat e mehershme. Ndoshta do te mund te na sqaroni kete?
Une kam kerkuar sqarim lidhur me kete, dhe jam akoma ne pritje te pergjigjes suaj.
Po ashtu, ju lutem ta specifikoni bazen juridike sipas te ciles po veproni, sepse neni 95 te cilit i referoheni ka gjashte paragrafe te cilat rregullojne çeshtje te ndryshme nga njera-tjetra, dhe
referimi paushall ne nenin 95 nuk eshte i justifikueshem ne kete moment.
Do te jem ne pritje te sqarimit tuaj, me shpresen se do te perdorni standardin e njejte qe po pritni nga une. Pas pergjigjes suaj mbase mund ta kem me te qarte arsyen pas ketij insistimi per t’u marre me çeshtje dytesore e tretesore, ne nje kohe kur te gjithe duhet te bashkohemi ne luften kunder armikut te perbashket- COVID-19.
Me respekt, Kryeminister ne detyre i Republikes se Kosoves.