Halil Kastrati është ndër figurat më të njohura në Kosovë.
Babai i tre djemve,ka zgjedhur si mënyrë të punës dhe veprimit në jetë, që të ndihmojë jetimwt dhe familjet në nevojë, qoftë me nevoja financiare apo për probleme shëndetësore, shkruan “Kosovarja”
Në vitin 2009 themeloi Shoqatën Jetimat e Ballkanit, e cila tek në tri vitet e fundit u bë e njohur dhe realizoi shumë projekte të mëdha.
Aty ai edhe merr pagë, të cilën e ka dedikuar për fëmijët e sëmurë, e edhe për djalin e tij, që është autist, e që së fundmi ka humbur shikimin.
Pikërisht sot, ai dhe djali i tij Uvejsi festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.
Stafi i revistes Kosovarja ju urojmë shëndet e mbarësi në jetë!