fbpx

Kurti komenton Radoiçiqin: Njeri i jashtëligjshëm në Kosovë, po strehohet në Serbi

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehet se Milan Radoiçiq është njeri i jashtëligjshëm në Kosovë, i cili po strehohet në Serbi.

Këtë koment Kurti e bëri kur pa fotografinë e presidentit serb Vuçiq, bashkë me bashkëpunëtorët e tij pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë atje.

“Por unë nuk pata mundësi ta ndjek deklarimin e presidentit të Serbisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë”, u shpreh Kurti.

Më pas komentoi personazhet në foto:

“Milan Radojiçiq dhe Bratislav Gashiq këta dy emra nuk janë emra më të cilët mund të thuash se janë për marrëveshje…Ju e dini shumë mirë që para hiç më shumë se një jave e kishim rastin kur Milan Radojcici i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së, erdhi deri të pika kufitare dhe u largua me shpejtësi në Serbi. Pra, ai po strehohet në Serbi, është i kërkuar në Kosovë”, tha Kurti në RTK, transmeton Gazeta Express.

Radojiçiqi është njeri i jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]