fbpx

Kurti: Kosova s’ka Kuvend, por ka stabilitet dhe ushtri

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sot situatën politike në vend, duke u ndalur te moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit.

Nga Babaj i Bokës, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Kurti theksoi se pavarësisht bllokadës institucionale në legjislativ, vendi po vazhdon të qëndrojë stabil.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka Kuvend, por Kosova ka qeveri, ka stabilitet dhe sidomos, siç po e shihni edhe sot, Kosova ka ushtri”, deklaroi Kurti.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë Fatmir Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit, Kurti u përgjigj shkurt:

“Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha ai.

Ngërçi në Kuvend ka ardhur pas dështimit të partive politike për të arritur një marrëveshje për ndarjen e pozitave udhëheqëse, duke lënë institucionin më të lartë ligjvënës të paralizuar përkohësisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]