fbpx

Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ekonomike

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës plenare, në foltoren e Kuvendit, ka lavdëruar punën e qeverisjes së tij gjatë këtij mandati.Ai tha se kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ekonomike.

“Kryesorja e këtyre katër viteve të qeverisjes është rritja ekonomike, e cila është 6.36 për qind e bruto produktit vendor mesatarisht në këto tri vite. Asnjëherë pa rënën nën 4 për qind, natyrisht rritje reale pasi të hiqet inflacioni”, u shpreh Kurti.“Në kuadër të kësaj rritjeje ekonomike kemi edhe dyfishim të eksporteve, edhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja”, shtoi ai.

Shefi i qeverisë tutje tha se ka hyrje shumë të lartë të të hyrave në buxhetin e Kosovës.“Konkretisht këtë vit janë mbi 3 miliardë të hyra tatimore”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]