fbpx

Kurti lëshon sallën e Kuvendit

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas shumë diskutimeve mbi çështjen e Veri, sanksionin nga SHBA-ja e opsionin e zgjedhjeve të reja, është parë duke e lëshuar sallën e Kuvendit.

Kurti e lëshoi sallën pas replikave e kundër-replikave mes tij e dy krerëve të opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.

Ka qenë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili me të marrë fjalën, pa kryeministrin duke dalë nga salla, e mes tjerash u shpreh “Kryeministër është mirë me nej, me i dëgju deputetë mos me i ikë përgjegjësisë as këtu as për veri, prandaj kthehu ulu në karrike, se qeshtu ke ikë edhe prej Veriu”, tha ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]