fbpx

Kurti me deklaratë të çuditshme për qytetarët: Ata shpenzojnë vetëm pse ata kanë të shpenzojnë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja e konsumit dhe shpenzimeve nuk do të ishte i mundur nëse do të rriteshin përgjithësisht varfëria e skamja.

“Njerëzit shpenzojmë vetëm pse ata kanë të shpenzojnë”.

Po, kjo nuk është e vetmja arsye sipas Kurtit.

“Ka edhe një arsye tjetër pse ata shpenzojnë. Ata shpenzojnë kur besojnë që vazhdojnë të kenë përndryshe nuk shpenzojnë”, shtoi Kurti.

“Ata më parë shpenzojnë sesa kursejnë kur kanë shpresë, kur besojnë se e ardhmja është më e mirë se e tashmja”, tha kryeministri.

Prandaj siç thotë Kurti, janë rritur edhe të hyrat doganore.

“A ka në Kosovë varfëri, ka, a ka varfëri ekstreme, ka.Ata që përmendin Zvicrën e Gjermaninë, ky është sigurisht modeli që ne duam”, potencoi Kurti.

Këto deklarime Kurti i bëri pas kundërshtimeve të shumta që pati nga deputetët Kuvendit të Kosovës lidhur me deklarimet e tij për kinse rritje dhe zhvillim ekonomik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]