fbpx

Kurti me plis në kokë, ZKM ndan foto nga takimi i kryeministrit me mërgimtarët në Irlandë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti është takuar me mërgatën në Irlandë, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon atje.

Foto nga ky takim ka ndarë Zyra e Kryeministrit, ku shihet Kurti me plis në kokë, raporton Express.

Kurti ka thënë se diaspora janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës.

“Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”, ka thënë Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]