Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti: Merr fund monopoli 12 vjeçar në homologimin e automjeteve me të cilin pasuroheshin oligarkët

nga Revista Kosovarja

Pas marrjes së vendimit për largimin e homologimit për veturat që vijnë nga shtetet e tjera në mbledhjen e Qeverisë së mbajtur të premten, kryeministri Albin Kurti ka bërë një reagim.

Mbi artikull

Kurti, përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ka thënë se ka ardhur, siç thotë ai, fundi i zhvatjes nga homologimi, derisa ka pasur kritika edhe për qeveritë e kaluara, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, ai ka thënë se mbetet në dorën e deputetëve për ndryshimin e Ligjit për Automjete.

“Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, ka deklaruar Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Njësoj është deklaruar edhe zëdhënësi i kryeministrit, duke thënë përmes një konference se fati për homologimin e veturave mbetet në dorën e deputetëve.

“Një nga vendimet kryesore është mendimi që Qeveria i ka dhënë Kuvendit në lidhje me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete. Në këtë mënyrë ne po e bëjmë hapin e duhur dhe hapin e radhës për të larguar homologimin si detyrim për veturat e importuara nga shtetet e BE-së. Tash kjo çështje kalon në Kuvendin e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të përfundojë edhe si procedurë edhe si proces”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]