fbpx

Kurti: Në ankandin e parë solar janë interesuar kompanitë kryesore nga Evropa, SHBA-ja, Azia e Australia

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ankandi solar i shpallur në maj të këtij viti, ka tërhequr më shumë se 160 shprehje interesi.

Kurti shkroi në rrjetin social X se kompanitë kryesore europiane, amerikane, aziatike e australiane janë interesuar për këtë ankand.

“Ankandi ynë i parë Solar 100 MW ka tërhequr tashmë më shumë se 160 shprehje interesi deri më sot nga kompanitë kryesore europiane, amerikane, aziatike dhe australiane. Bëhuni pjesë e ankandit për t’u bërë pjesë e tranzicionit tonë të energjisë së gjelbër”, shkroi Kurti.

Qeveria në maj e shpalli ankandin e parë për parkun me energji solare, me kapacitet prej 100 megavatësh.

Kryeministri Kurti e pati kualifikuar këtë si rrugën drejt qëndrueshmërisë energjetike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pati thënë se kompania që do të fitojë ankandin, do të përfitojë nga marrëveshja e garantuar 15-vjeçare për blerje të energjisë e qiradhënia e tokës për 30 vjet.

Parku pritet të ndërtohet në Kramovik të Rahovecit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]