fbpx

Kurti, në Ditën e Evropës: Do të vazhdojmë bashkëpunimin deri të bëhemi anëtare me të drejta të plota

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës.

“Gëzuar Ditën e Evropës!

Sot festojmë 75-vjetorin e Deklaratës së Schumanit, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian siç e njohim ne – duke sjellë prosperitet, paqe dhe progres në të gjithë kontinentin.

Si një anëtare aspirante, Kosova është një kampione e fortë e projektit demokratik dhe ekonomik të BE-së, dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë derisa të bëhemi anëtare me të drejta të plota” shkroi Kurti.

Ndonëse Republika e Kosovës nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian, shteti megjithatë e ka të rënditur Ditën e Evropës si pjesë të kalendarit të festave zyrtare.

Krahas kësaj, BE-ja vazhdon të mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]