Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës.
Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë në një nga bizneset shqiptare që është hapur në atë pjesë.
Kreu i Qeverisë nga Veriu ka folur për mediat lidhur me Urën e Ibrit dhe ka thënë se raporti i fizibilitetit që është kryer është gati, dhe i njëjti rekomandon që Ura mund të hapet.
Kurti tha po ashtu se Qeveria e Kosovës është gatshme ta hapë Urën e Ibrit, dhe se tash po presin nga vendet e QUINT-it dhe KFOR-i që të koordinohen rreth kësaj çështjeje.