fbpx

Kurti në kuvendin zgjedhor të Guxo: Duhet ta vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka folur në kuvendin e parë zgjedhor të Listës Guxo, të cilën e quajti “kuvend madhështor”.

“Të qenurit bashkë na e solli fitoren e 14 shkurtit. Të prirur për ta zhvilluar vendin përmes punësimit dhe kthimin e dinjitetit të qytetarëve përmes drejtësisë. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet Vettingu dhe këtë do ta bëjmë përmes Kuvendit”, tha Kurti.

“Kemi vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet ta vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë”, u shpreh Kurti.

“Vitin e kaluar e kemi mbyllur me 10.53 përqind rritje ekonomike, kurse në tremujorin e parë të këtij viti kemi rritje prej 4.9 përqind, pasi që të hiqet inflacioni”.

“Me guxim jeni ngritur, me guxim po vazhdoni, me guxim do të fitoni”, përfundoi i pari i Qeverisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]