fbpx

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Buxheti i 2023-s do të jetë 3.2 miliardë euro

nga Revista Kosovarja

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar projektligji për ndarjen buxhetore të vitit 2023.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm parashihet të jetë mbi 3.2 miliardë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë eurove”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Kurti ka shpjeguar fokusin e Qeverisë në ndarjen buxhetore.

Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë deri në fund të vitit parashihet rritje ekonomike nga 3.8 deri në 4.1 për qind.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike”, tha Murati gjatë prezantimit të projektbuxhetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]