fbpx

Kurti: Për dy javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës- kanë kohë tre muaj

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se për dy javë 313 qytetarë serbë i konvertuan patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë në ato të Kosovës.

Kurti përmes platformës ‘X’ deklaroi se këtë mundësi qytetarët serbë e kanë për një periudhë kohore prej tre muajsh.

“Për tre muaj, personat me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë në patentë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë”, është shprehur ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]