fbpx

Kurti për Ferdonije Qerkezin: Me një grua si ajo, ne tregojmë historinë tonë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në premierën e filmit “Tavolina”, që për protagoniste ka ‘gruan e hekurt’, Ferdonije Qerkezin.Kurti falënderoi Qendrën Kinematografike të Kosovës që ka mundësuar realizimin e këtij filmi, që siç tha ai, aq shumë i afrohet përjetimit të vërtetë të nënës Ferdonije.

Nënën Ferdonije, kryeministri Kurti e përshkroi si një grua e cila është forcuar aq shumë nga dhembja sa që na jep fuqi të gjithë neve të tjerëve.

“Sot më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me një grua si nëna Ferdonije ne tregojmë historinë tonë, të tashmen tonë, po në të njëjtën kohë edhe fuqinë për të ardhmen e cila e ka burimin pikërisht në gra si nëna Ferdonije”, u shpreh ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]