fbpx

Kurti për pjesëtarët e FSK-së që po shpëtojnë jetë në Turqi: Faleminderit, po bëni shtetin tonë krenar

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me shërbimin në Turqi, Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon ta dëshmojë veten në rrafshin ndërkombëtar.

Kurti tha se deri më tani ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, kanë shpëtuar tre qytetarëve të mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit.

Kurti ka falënderuar ushtarët e FSK-së, deri tha se po e bëjnë krenar shtetin tonë, transmeton lajmi.net.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë. Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe ka një javë që kontingjenti i Kosovës ka udhëtuar drejt Turqisë, në mënyrë që t’u dalë në ndihmë popullit turk.

Të njëjtit kanë vazhduar kërkim-shpëtimit për njerëzit e mbetur nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara si shkak i tërmeteve.

Numri i viktimave ka shkuar në mijëra, e kërkimet janë duke vazhduar ende.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]