fbpx

Kurti për vdekjen e Ismail Kadaresë: Bota humbi shkrimtarin më të madh të gjallë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për shkrimtarin Ismail Kadare pasi ai vdiq mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Zgjidhje e pabesueshme për sytë: lamtumirë syzeve!
Ai ka shtuar se sytë tanë do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Kadaresë.

Kurti në fund tha se anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve.”

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1021408659352861?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]