fbpx

Kurti: Po e vendosim Kosovën në hartën e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Qeveria e tij është duke e vendosur Kosovën në hartën e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare”.

Kurti ka shkruar në Facebook, pasi ekipi i meshkujve në hendboll e fitoi Kupën e Botës e Hendbollit Universitar.

“Ndeshja finale u luajt ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut. Fituam 33:30! Kënaqësi e veçantë atëherë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde. Shumë urime të gjithë sportistëve dhe studentëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

E diela sportive për Kurtin s’ka mbaruar me kaq.

“Pas palestrës 1 tetori në Prishtinë, u ktheva në sheshin “Zahir Pajaziti” në atmosferën fantastike të cilën e ka sjell në kryeqytet aktiviteti ndërkombëtar 3×3 Challenger Prishtina. Në një ndeshje tejet të barabartë, në vazhdime ekipi i Antëerp-it të Belgjikës e mundi 18:17 atë të Friburg-ut të Zvicrës”, ka thënë ai.

“Të dyja këto aktivitete janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Turizmi sportiv është politikë e veçantë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes së cilës po e vendosim Kosovën në hartën e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare, gjersa iu ofrojmë të rinjëve tonë mundësinë që të ndjekin këto aktivitete nga afër”, përfundon postimi i kreut të ekzekutivit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]