fbpx

Kurti pret në takim ministrin gjerman

nga Revista Kosovarja

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve, ndërsa në në orën 17:20, Ozdemir dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës, Peci dhe Ozdemir kanë vizituar vreshtat në Rahovec; verarinë “Bodrumin e Vjetër”, dhe Kooperativën “Gratë e Krushës”, e udhëhequr nga Fahrije Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]