fbpx

Kurti: “Shaqir Hoti ishte vetë narrativa e folklorit tonë”

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur që përmes vizitës në lokalin e Shaqir Hotit, të kujtojë artistin e madh, që është quajtur ndryshe edhe si multiinstrumentist.

Kurti ka thënë se veprimtaria e Shaqir Hotit ishte komplekse dhe me shumë substancë. Ajo i kapërceu kufijtë e zejes, performancës dhe interpretimit të zakonshëm.

Postimi i plotë i Kurtit:

Baca Shaqë,

Mishërimi më i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore, muzikore e shpirtërore, figurë që me punën e tij si flautisti i parë i Kosovës, multiinstrumentist i një sërë instrumentesh muzikore folklorike dhe me tela, i shquar si interpretues në premierën e këngës “Baresha” me figurën tonë historike të këngës Nexhmie Pagarusha, me qindra performanca me muzikantë të shumë zhanreve, me mbi 180 këngë origjinale, mbi 200 instrumente origjinale dhe shumë risi të shkëlqyera në krijimin e instrumenteve folklorike.

Veprimtaria e Shaqir Hotit ishte komplekse dhe me shumë substancë. Ajo i kapërceu kufijtë e zejes, performancës dhe interpretimit të zakonshëm. Shaqir Hoti ishte vetë narrativa e folklorit tonë ku ­me përvojen e tij profesionale dhe personale në tërë ekosistemin tonë kulturor, veçanarisht në muzikë, i dha frymë njerëzore veprimtarisë së tij.

Me instrumentet dhe veprat e tij ai përcolli rrëfime njerëzish, tregime folklorike, idioma të veçanta të natyrës së folkorit, humor popullor, miqësi dhe urtësi të rrëfimeve dhe gurrës sonë popullore për shumë e shumë gjenerata që do të vijnë.

Ne i detyrohemi kontributit të tij të pashoq. Ne kurrë nuk do të mund të bëjmë aq sa ka bërë ai, por së paku mund të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur, për të ruajtur dhe për të përçuar punën e tij brez pas brezi.



Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]