fbpx

Kurti shkon në Bratisllavë përkundër trazirave në veri

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albini Kurti, ka shkuar sot në Bratisllavë për të marrë pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”.

Gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte deklaruar për Gazetën Online Reporteri.net se Kurti e ka shtyrë këtë vizitë, për shkak të zhvillimeve në veri.

Megjithatë Qeveria e kishte lënë të hapur pjesëmarrjen e Kurtit në këtë Forum.

Për vizitë zyrtare jashtë vendit sot ka udhëtuar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Osmani ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/GLOBSECforum/posts/619287546901312

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]