Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kurti shkon në Greqi, lavdëron qeverisjen e tij dhe përballjen me koronavirusin

nga Revista Kosovarja

Kreu i VV’së, Albin Kurti, ka qëndruar në Athinë të Greqisë për të marrë pjesë në “Symi Symposium”, ku është diskutuar për përballjen e botës me pandeminë dhe atë se çfarë do të ndodh më pas, ku ndër të tjera, ka folur edhe për përballjen katër mujore të qeverisë së tij me pandeminë.

Mbi artikull

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kurti tha se ka qeverisur mirë në disa fronte në të njëjtën kohë.

“Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”, ka shkruar Kurti.

Shkrimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

“Pandemia: Bota pas COVID-19” ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë. Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante.

Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]