fbpx

Kurti: S`ka Asoaciacion një etnik, Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka folur për marrëveshjen finale Kosovë Serbi.

Sipas tij, as Kushtetuta e Kosovës e as pavarësia e saj nuk mund të durojnë më që të ketë një Asociacion një etnik.
“Kushtetuta jonë nuk e duron një asociacion një etnik. Unë jam për respektimin e të drejtave të komunitetit serb por nuk mund të ketë një asociacion një etnik”.

“Kushdo që insiston që të ketë një asociacion të tillë dëshiron që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, por unë them se Kushtetua e Serbisë duhet të ndryshohet ku aty thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ai ndër të tjera, raporton Gazeta Blic.

Ai madje këtu ka përmendur edhe Planin e Ahtisarit, duke e ‘quajtur’ si plan të mjaftueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.“Pra për normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, Serbia duhet të ndryshoj Kushtetutën. Duhet takime diskutime për planin franko- gjerman por aty duhet të jetë njohja reciproke në qendër. S`duhet të ketë as kushte e parakushte që njëherë të themelohet asociacioni e më pas marrëveshja. Se marrëveshja duhet të ketë njohjen në qendër e ka thënë edhe presidenti Biden dhe Kancelari gjerman”, tha Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]