fbpx

Kurti: Të bëhemi të gjithë bashkë menjëherë pa humbur kohë të zgjedhim Presidenten

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i ri i Kosovës është prononcuar para gazetarëve menjëherë pas zgjedhjes në këtë pozitë.

Ai ka thënë se dëshiron fillimisht të falënderojë të gjithë qytetarët e Kosovës që votuan me 14 shkurt, që sollën një fitore plebishitare, e cila sonte e fitoj legjitimitetin institucional me kryetarin e ri të Kuvendin të Kosovës, me kryesin e re të kuvendit dhe me Qeverinë e re të Republikës.

“I kemi bërë dy nga tre hapat e konsitutimit të institucioneve, tash na ka mbetur edhe hapi i trete zgjedhja e Presidentes, në mënyre që të gjithë së bashku të punojmë drejtë, ku nuk janë ne shërbime partiake, por si qeveri e mirë pa e privilegjuar e diskriminuar askënd”, theksoi Kurti.

Ai tha se kanë fituar me një platformë elektorale që ka vënë theksin tek drejtësia përkatësisht antikorrupsioni dhe tek punësimi, përkatësisht zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie në kushtet e një pandemie me të cilën duhet të merremi urgjentisht.

“I falënderojë edhe ata të cilët nuk kanë votuar për neve, por që ne kurrë nuk do t’i dallojmë as përjashtojmë me qeverisjen tonë të mirë e cila duhet ti vazhdojnë punët e mira të nisur në pranverën e kaluar”, tha Kurti.

Duke folur për zgjedhjen e Presidentes së Kosovës, Kurti ka thënë se Kosova është në një krizë të shumëfishtë se besoj se kemi nevojë edhe për një krizë më shumë.

“I vetmi personalitet politik e publik në skenën tonë shtetërore, institucionale, politike, nuk ka anëtarësi në subjekt politik që ka treguar integritet njerëzorë profesional dhe e ka mirëmbajtur atë institucional dhe në fund fitoji mbi 300 mijë vota të qytetarëve është zonja Vjosa Osmani, prandaj unë besoj se nuk duhet të kërkojmë alternativa është mirë që në seancës e radhës të bëhemi të gjithë bashkë menjëherë pa humbur kohë të kalojmë të zgjedhja e presidentes dhe të dalin nga krizat e njëpasnjëshme”, theksoi ai.

Kurti ka bërë të ditur se do të marr detyrën një orë e më parë për shkak se nuk kemi kohë për të humbur, ai tha se beson që do të bëhen të gjitha aranzhimet teknike që nesër paradite të marr detyrën paradite.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]