fbpx

Kurti të lihet i lirë ta kryejë punën!

nga Revista Kosovarja

S’ka ditë të mos thuhet nga deputetë e oponentë politikë se Albin Kurti e ka mashtruar popullin gjatë fushatës parazgjedhore. Dhe, këtë po e përsërisin çdo ditë! Pra, deri kur kështu? – shkruan “Kosovarja”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka fituar  zgjedhjet dhe ai duhet lënë i lirë ta bëjë punën për të cilën edhe ka fituar bindshëm.

Qeveria “Kurti 2” akoma nuk i ka bërë 100 ditë punë, e që, siç ndodh zakonisht, jepet një vlerësim për 100 ditshin.

Kurti ka bërë premtime gjatë fushatës si gjithë kryeministrat e deritashëm dhe asgjë më shumë se të tjerët para tij…

Por, edhe gjatë fushatës parazgjedhore është ditur fare mirë se Kurti flet ndryshe e vepron ndryshe…

Sidoqoftë, në politikën e jashtme Albin Kurti, deri më tash, ka qenë në nivel të duhur para bashkësisë ndërkombëtare.

Dje tha pa hezitim: “Franca nuk dha zotim për t’i hequr vizat”! Pra, mjafton që nuk tha si të tjerët para tij se Franca u pajtua…

Në politikën e jashtme, ku Kosovës i intereson zgjidhja e problemit me Serbinë, treshja: Kurti-Osmani-Konjufca, po dëshmojnë lidership ndryshe   ndaj BE-së.

Në raport me asociacionin, Kurti po mban qëndrim në favor të mosformimit të tij dhe kështu duhet të veprojë deri në fund.

Sidoqoftë, Kurti do e ketë kokën në gërshërë në të dy mënyrat: Po e lejoi asociacionin do e dënojë populli, e po se formoi do e ndëshkojë BE-ja!

Megjithatë, Kurtin duhet lënë të lirë ta kryejë punën  e kryeministrit, edhe pse brenda Kosovës nuk ka bërë asgjë pos shkarkim-emërimit nëpër borde e   komisione.

E, kur flasim për shkarkim-emërimet, diku ka të drejtë, e diku duhet ta bëjë punën me më shumë transparencë dhe përgjegjësi ligjore… Safet Krivaça /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]