fbpx

Kurti thotë se Kosova mbështet Ukrainën: Përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot lidhur me situatën e krijuar nga Ukrainë.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të këtij vendi.

“Padyshim, që mbështet sovranitetin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe sikurse deri më tani edhe në vijim do të jemi përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, ka thënë Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Lidhur më këto zhvillime, edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë.

Sipas tij, në rast nevoje, Kuvendi duhet të miratojë rezolutë për tensionet në kufirin e Ukrainës që mund të përfundojnë me luftë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]