fbpx

Kurti tregon “kompromiset” e tij: Haxhiu ndërrohet nëse s’i merr 61 në votim të fshehtë dhe votim në pako për kryetar e nënkryetarë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është e vërtetë që ka përgjegjësi për krijimin e Qeverisë së Kosovës, por thotë se për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përgjegjësia është e të gjithëve, shkruan Express.

“Gjykata ka thënë se s’i zgjidh problemet politike. Ka përmendur bashkëpunim në mirëbesim, konsensus dhe kompromis. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv edhe bashkëpunimin në mirëbesim. U pa që konsensus s’ka. Sa i përket kompromisit ne kemi lëvizur”, ka thënë Kurt.

Ai ka treguar dy opsionet që ka ofruar në këtë takim. I pari ka qenë që të procedohet me votimin e fshehtë, dhe nëse Haxhiu s’i merr 61 vota, ajo tërhiqet.

“Kam ofruar dy opsione kompromisi. I pari është që në rast të votimit të fshehtë, nëse kandidatja Haxhiu s’i merr 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. E respektoj edhe pse është vendim i saj personal. Në votim të fshehtë, ajo votohet vetëm një herë. Ne kemi lëvizur. Kjo s’duket që u ka bërë përshtypje”, ka thënë Kurti.

Ndërsa propozimi i dytë ka qenë që të kompletohet komisioni për votim të fshehtë, për t’u rrëzuar më pas, dhe për t’u pasur me marrëveshjen politike për votim në pako të kryetarit dhe nënkryetarëve.

“I dyti ishte që të bëjmë marrëveshje politike, lidhur me nenin 67, për marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët, dhe nëse s’duan votim të fshehtë, le të delegojnë përfaqësues në komision, dhe ta rrëzojmë me votë të përbashkët. Që më pas e pason marrëveshjen politike për votimin në pako, për kryetar e nënkryetar”, ka thënë Kurti

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]